Loading...

Nje hap me afer zgjidhjes se enigmes se si ka filluar jeta ne Toke.


toka_fillim

Kimistet ne Gjermani kane raportuar sot nje menyre te mundshme se si kimikatet e disponueshme ne Token e hershme kane formuar purinat qe jane perberesit kryesore per ADN-ne, ARN-ne dhe metabolizmin energjitik.

Gerald Joyce dhe te tjeret kane sugjeruar prej kohesh se nje prej ngjarjeve kryesore ka qene formimi i ARN-se, nje molekule e gjate zinxhir qe mbart informacion gjenetik dhe shpejton reaksionet e tjera kimike. Te dyja keto funksione jane te nevojshme per jeten qe te evoluoje. Por, gjetja se si vete ARN eshte formuar ka qene shume e veshtire.
ARN perbehet nga kater blloqe kimike te ndryshme: adenine (A), guanine (G), citozine (C) dhe uracil (U). Shtate vjet me pare hulumtuesit e drejtuar nga kimisti John Sutherland treguan disa hapa te mundshem nepermjet te cileve reaksionet kimike ne Token e hershme mund te kene sintetizuar citozine dhe uracil, te njohura si “pirimidina”. Por, nepermjet kesaj rruge nuk formohen adenina dhe guanina, te cilat jane blloqet ndertuese te ARN-se.
Me 1972 kimisti Leslie Orgel dhe koleget sugjeruan nje rruge te mundshme se si mund te jete formuar purina ne Token e hershme, por nuk dukej plotesisht e mundshme thote Thomas Carrel, kimist nga Universiti Ludwig Maximilian ne Mynih te Gjermanise. Pjeserisht eshte per shkak se nje proces i tille prodhon vetem nje sasi shume te vogel te purines qe eshte shume e rendesishme per jeten.
Carrell dhe koleget gjeten nje rruge te re per formimin e purines nderkohe qe po studionin demtimin e ADN-se, e cila eshte shume e ngjashme me ARN-ne, me perjashtim te faktit se uracili zevendesohet me timine tek ADN-ja. Ata po studionin se si nje molekule e quajtur formamidopyrimidine (FaPy) vepron me ADN-ne dhe gjeten se reagon shpejt per te formuar purine. Keshtu qe ata hulumtuan nese kushtet e Tokes se hershme kane qene te pershtatshme per te formuar molekula FaPy dhe si rrjedhim purine.
Hapi i pare ishte i thjesht. Kerkohet vetem hidrogjen, cianid dhe uje. Hidrogjen (H), cianid (CN) dhe uje (H2O). Cianidi i hidrogjenit qe eshte molekule e thjesht me tre atome ( hidrogjen, azot, karbon) mendohet gjeresisht se ka qene e bollshme ne Token e hershme. Reagon lehtesisht me ujin, i cili gjithashtu mendohet te kete qene i bollshem ne ate kohe, duke formuar nje klase molekulash te quajtura aminopyrimidines, te cilat permbajne nje teresi grupesh te quajtur amina. Normalisht, keto amina reagojne pa dallim per te formuar nje perzjerje substancash te ndryshme. Kjo eshte nje gje e keqe, shpjegon Carrel, per shkak se pjesa me e madhe e ketyre produkteve nuk do te jene purina.
Carrel duhej te gjente nje menyre tjeter per te ndaluar te gjitha reaksionet qe nuk cojne ne formimin e purines. Ne fillim u mendua se nuk do te funksiononte, por zgjidhja ishte edhe me e thjesht se c’mendohej. Kur Carrel e sprucoi perzjerjen me nje acid qe gjithashtu mendohet te kete qene i bollshem ne Token e hershme (nuk tregohet se cili acid) u zhvillua nje reaksion qe shkaktoi nje proton shtese te bashkohej me aminopyrimidinen. Protoni shtese ndaloi aktivitetin e formimit te substancave te tjera duke lejuar vetem grupe te aminave ne molekule. E vetmja amine qe qendroi reaktive ishte saktesisht ajo qe reagon per te formuar purine. Kjo nuk eshte e gjitha! Rezultatet e raportuara nga revisten “Science” tregojne se amina reaktive ne aminopyrimidine lidhet lehtesisht me acidin formik ose me formamidin. Vitin e kaluar sonda Rozeta i detektoi te dyja keto substanca ne nje komete, keshtu qe shkencetaret mendojne se mund te kene furnizuar Token e hershme me keto substanca. Produktet e reaksionit midis aminopyrimidines dhe acidit formik e formamidit reagojne vrullshem me sheqernat per te formuar sasi te medha te purines.
Kjo nuk eshte zgjidhja perfundimtare per menyren e fillimit te jetes ne Toke, por nje hap i madh perpara.
Perktheu: Genti Mingla / facebook – skeptiku shqiptar
Sqarim:
Detajet teknike per kete studim shkencor nuk jepen nese nuk je i abonuar ne revisten “Science”.
Ky artikull eshte “peer-reviewed” dhe eshte marre nga revista “Science”.

You May Also Like

Leave a Reply

%d bloggers like this: