Paganizmi shqiptar nuk është primitivizëm e as barbarizëm siç mundohen ta etiketojnë disa

1

paganizmi shqiptar të plaket, dobësohet e lihet në harrese, duke e afruar atë drejt shtratit të vdekjes. Është për të ardhur keq. Por këto janë kostot e hapjes dhe zhvillimit. Këto janë ligje universale e për rrjedhojë ne nuk mund të bëjmë përjashtim.E vetmja gjë që mund të bëjmë ne është një aksion i madh kombëtar për mbledhjen dhe konservimin e gjithë këtyre dokeve, zakoneve, traditave, këngëve dhe praktikave pagane të jetesës. Dhe kjo është urgjente, pasi janë brezi i 70-80-vjeçarëve shqiptarë, janë muzeu i vetëm i gjallë i të gjithë këtyre gjërave që përmenda më lart.Vitin e kaluar, ndërkohë që po shkruaja disertacionin që kishte të bënte me traditat zakonore të dasmave irlandeze në shekullin e 18-të dhe 19-të, m’u desh për disa muaj të hulumtoja nëpër disa arkiva e biblioteka të Irlandës. Aty mësova se Irlanda ka arkivin më të madh në Europë të folklorit me mjaft elemente pagane.
(Foto: Furkë Laberije dhe Gur varri me motivin pellazgo-iliro-shqiptar me diellin).

Por prapë unë mendoj se arkivi ende i gjallë shqiptar i paganizmit është shumë më i madh dhe më i pasur se ai. Në vitet 1937-1938 qeveria irlandeze, bazuar në një vendim që mori Parlamenti i këtij vendi, akordoi një fond dhe ndërmori një aksion të madh dyvjeçar për mbledhjen dhe grumbullimin e kësaj pasurie folklorike dhe etnokulturore.Brez i veshjes me xhubletë. U angazhuan në të gjitha shkollat fillore, të mesme. Çdo nxënësi iu dha një fletore me shumë faqe dhe me kapakë të trashë, me një pyetësor mjaft të gjerë e të detajuar për çdo aspekt të jetës, traditave, zakoneve, këngëve, mënyrës se si procedohej në kultivimin, korrjen apo ruajtjen e të korrave, zakonet e lindjes, dasmave dhe vdekjes, data, histori lokale, emra, fise, gjenealogji, pra gjithçka.
Për dy vjet rresht të gjithë nxënësit e shkollave në Republikën e Irlandës nën mbikëqyrjen e mësuesve i plotësuan këta pyetësorë, vunë në ta dhe mjaft foto, dorëzuan dhe objekte të vjetra, e kështu me radhë. Një Komision Shtetëror bëri më pas seleksionimin, skedimin dhe arkivimin e tyre në një ndërtesë të ndërtuar enkas për këtë qëllim. Dhe sot, pas kaq dekadave, Irlanda ia arriti edhe t’i dixhitalizojnë këta arkiva, duke e bërë këtë vend ndër më tërheqëset në botë për turizmin me drejtim trashëgiminë kulturore.(Foto: Motiv ornamentik i veshjes shqiptare me xhubletë).

Ne tani jemi vendi i vetëm në Europë ku paganizmi është ende i gjallë. Ky është një shans fatlum dhe duhet shfrytëzuar shpejt, pasi koha nuk pret. Pas pak vjetësh një pjesë e mirë e këtij paganizmi do të ketë vdekur. Është koha të bëjmë atë që irlandezët bënë më 1937-1938. Dhe ta bëjmë tani. Jam i sigurt se një investim i tillë në mbledhjen, ruajtjen dhe konservimin e vlerave, traditave dhe praktikave pagane do t’i sjelle Shqipërisë së viteve 2015-2020 më shumë turistë se sa deti apo bregdeti Adriatik dhe Jon të marrë së bashku.

23

4

Ndrek Gjini, BA në Studime të Trashëgimisë, MA në Letërsi- National University of Ireland Galway. Nga gazeta MAPO, dt.11.04.2011

Leave a Reply