Pamje të rralla, rrethimi i Shkodrës nga forcat serbo-malazeze në vitin 1912 (VIDEO)


Në vitin 1912 filloi Lufta e Parë Ballkanike. Mali i Zi filloi rrethimin e Shkodrës, pamje të rralla filmike tregojnë kronologjinë e ngjarjeve që ndodhën gjatë rrethimit disa mujor të Shkodrës.

Më 8 tetor 1912 Mali i Zi i shpall luftë Turqisë. Në të njëjtën ditë nisin djegiet e fshatrave shqiptarë që ishin të vendosur krejt në kufirin mes dy shteteve.

Luftime të vogla mes malazezëve dhe banorëve vendas u zhvilluan për dy ditë me radhë.

Një pjesë e mirë e fshatarëve të lemerisur nga tmerret e luftës vrapojnë të strehohen në Shkodër. /FM Images

a.ç


Leave a Reply