PBDNJ: Deputetë grekë në Tiranë për Himarën


Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e kryesuar nga Vangjel Dule ka njoftuar për një takim të hapur me temë: Jo grabitjes së pronave, pro zhvillimit dhe integrimit në BE!

Takimi organizohet në bashkëpunim me organizatën OMONIA, Aleancën për Mbrojtjen e Pronës së Bregdetit (AMPB), Bashkimin Himarjot të Amerikës, si dhe Bashkimin Himarjot të Athinës.

Në takim janë ftuar eurodeputetë, deputetë të parlamentit grek etj.

Sipas njoftimit të lëshuar nga PBDNJ, takimi do të organizohet në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, e cila është në varësi të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


Leave a Reply