Perse nxitohen studiuesit serb ne perfundimet e tyre?


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-38

 

Te dyja keto artefakte i perkasin jo vetem se njejtes periudhe, pra shek Vi Para Krishtit, por me teper jane

gjetur ne te njejtin Nekropol (varreza te lashta) dhe pikerisht ne varrezat me numrat perkates nr. 9 (Maska prej Ari) dhe Nr. 8 (Helmeta e luftetarit Ilir). Te dyja keto artefakte i perkasin asaj qe quhet periudhe Arkaike e cila shkon prej shek. VIII deri shek. VI .Lidhur Maskes prej Ari, e cila te kujton masken e arte te Agamemnonit siç e pagezoi H. Shliman, gjetur ne Mikene, studiuesit serb e klasifikojne si nje maske e punuar jo prej artizaneve vendas-ilir, por nje maske e importuar apo e sjelle prej se keshtuquajtur Greqi, edhe pse ne pershkrimin qe i bejne shtojne (me kontradite) dhe citoj si eshte pershkruar prej tyre qe “kjo maske tregon tiparet e nje udheheqesi klanor, apo Kryeklani vendas” (Bibliografi, Vuliç 1932; Popoviç 1956), pra pranojne qe eshte vendas, por nuk pranojne qe te jete punuar prej farketareve vendas, por sipas tyre eshte punuar ne “Greqi” (?) :pra ka tiparet e nje vendasi, por na qenkerka punuar diku ne Peleponez apo gjetke. Pra i bie qe koken ketij udheheqesi t’ja kene prere, çuar ne Peleponeze apo gjetke, metalpunuesit atje kane kopjuar tiparet dhe bene kete maske prej ari, ose kur vdiq zoteria ne fjale, çuan telegram ne Peleponez apo Argolide qe te dergonin farketarin apo mjeshtrin me te zotin qe te derdhte ne ar kete mask (?). Pra eshte disi kontradiktore. Perse mos te jete punuar prej mjeshtrave ILir vendas? Tek e fundit a nuk ishin ne gjendje ILIret te perpunonin metalin?

Ne figuren e dyte prej bronxi paraqitet nje helmete Ilire per te cilen shkruajne qe eshte punuar prej mjeshtrave vendas, sigurisht, edhe pse eshte e stilit korinthiot, por ketu nuk mund te kundershtonin faktin qe kjo helmete eshte punuar prej mjeshtrave vendas, per te thjeshtin fakt lidhur dy simboleve ne helmete qe shihni, pra nje kalores Ilir qe eshte ne nje moment gjuetie, sikurse simboli tjeter ngjyre te arte, me rrathe koncentrike, simbol qe tashme eshte vertetuar si ILIR.
Ne se keto dy objekte jane gjetur jo vetem ne te njejtin sit Arkeologjik, pra afer Ohrit, i perkasin te njejtes periudhe, te dyja jane objekte te punuara me nje stil te lart artistik, lind pyetja: Perse njera duhet te jete “greke” e tjetra iLire?

Source : E.Canaj

https://www.facebook.com/historia.antike.e.pellazgve


Leave a Reply