Po pse Meryamun-Aleksander masakroj Grekët e Tebes ???


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-33

Pas vrasjes së Filipit nga një komplot greko-persë me asistencën e veçantë të ish-mbretëreshës së shkurorëzuar Mirtali, në moshën 20 vjeç, Aleksandri mori fronin Maqedonas. Ai menjëherë filloitë përgatisë ushtrinë për në lindje, për luftë kundër persëve. Aleksandri kishte pasur përvojë në drejtimin e shtetit maqedonas, sepse Filipi kur ikte në fushata ushtarake e linte atë të kujdesej për Maqedoninë. Ai kishte marrë pjesë në disa beteja që në moshën 16-17 vjeç, ku midis të tjerave kishte shkatërruar Çetën e ShenjtëTebane dhe i kishte shpëtuar jetën Filipit disa herë. Grekët të cilët mendonin se me vdekjen e Filipit s’kishin më punë me Maqedoninë, filluan ta shihnin me mospërfillje Aleksandrin, por që shumë shpejt e panë se me kë kishin të bënin. Grekët filluan të shpallin pavarësinë nga Maqedonia, ndërsa Demostenit i qe dukur Aleksandri si”një budalla qesharak i padëmshëm”kjo tregon qartë se sa fjalë të pa menduara ka thënë Demosteni grek.

Në kohën kur u plagos në kokë në luftë me ilirët, në Greqi u hap fjala se vdiq dhe grekët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit ILiro-Maqedonas. Tebanët rrethuan garnizonin maqedonas që u mbyll në kështjellë për të luftuar. Aleksandri vjen me të shpejtë dhe i kërkon Tebës paqe, por përgjigjja e saj ishte se do bashkohej me Persët kundër Maqedonisë. Persia kishte qenë armike e Greqisë më tepër se sa e Maqedonisë dhe tani që Aleksandri përgatitjej të luftonte kundër saj, grekët preferonin më mirë persët. Pa dyshim kjo e tërboi Aleksandrin, i cili së bashku me gjeneralët e mirë që i kishte lënë Filipi e mori mjaft lehtëTebën që e kishte ngrënë në besë dy herë, një herë të atin e tij e një herë atë. Ndërsa Filipi u hakmor duke mos varrosur kufomat e mos çliruar robërit, hakmarrja e Aleksandrit qe e paparë. Ai masakroi dhe vrau 6000 tebanë dhe shiti si skllevër 8000 të tjerë, shkatërroi Tebën deri në themel. Kjo masakër e parë e jetës së tij tmerroi tërë botën greke, që kishte ngritur krye, e cila filloi të hynte në garë se kush do i nënshtrohej më shumë. U pa se Aleksandri qe më i tmerrshëm se i ati dhe me të nuk bëhej shaka. Pasi vuri në kontroll prapavijën, shiti pasurinë e tij për të mbajtur 30 mijë ushtarë dhe 5000 kalorës për një muaj, përshëndeti të ëmën, që e donte shumë dhe iku drejt Lindjes për të mos u kthyer më kurrë. Ndalesën e parë e bëri në Trojë, ku i bëri kurban heronjve të saj,pasi ai ishte i marrosur pas tyre dhe filloi të përgatitej kundër Persisë.

Etniciteti i Aleksanrit të Madh të Maqedonisë
1 – Emri i vërtetë mbretëror i Aleksandrit të Maqedonisë është Mirjamun Aleksandër ( Alexander’s royal name Meryamun Setepenra Alexandro)
Këtë emër e ka vendosur në një mbishkrim në Egjipt ku thuhet një citim dhe në fund vendoset emri i tij”Horus, the strongruler, he ëho seizes the lands of the foreigners, beloved of Amun and the chosen one of Ra–(meryamun setepenra Aleksandros)”. Emri i Aleksandrit, Mir-jam-un do të thotë nga shqipja Mir-jam-un, jam mir unë. Pra, Aleksandri e ka emrin shqip të pastër.2 – Babai i tij ishte Filipi II i Maqedonisë, i cili ishte gjysmë Maqedon dhe gjysëm nga fisi ilir i Lynkestëve të cilët banonin rreth liqenit të Ohrit dhe kishin kryeqytet Manastirin esotëm.3 – E ëma e tij ishte Mirtali ose Olimpia, princesha e Epirit, i cili në antikitet është quajtur nga autorët antikë grekë si popull “barbar”që ka kuptimin jo-grek, pra që nuk ka të njëjtën gjuhë dhe zakone me grekët dhe janë të shumtë autorët që i kanë quajtur me emrin pellazg. Epiri historikisht është banuar ashtu siç banohet edhe sot në pjesën më të madhe të tij nga rraca shqiptare.4 – Në të gjitha të dhënat e autorëve antikë, Maqedonia asnjëherë s’është quajtur nga grekët si greke, por si barbare, pra jogreke. Autori Pompe Trogu që ka shkruar një vepër të plotë për Maqedoninë, e cila ka ardhur përmes Justinit, shprehet
“Populli quhej pellazg,kurse krahina Beotia”.
Straboni i quan me gjuhë dhe zakone të njëjta si maqedonasit dhe epirotët pellazgë.

Maqedonasit janë quajtur si paion, por paionët ishin ilirë që tregon se edhe maqedonët ishin ilir. Maqedonasit kishin një gjuhë të tyre që ndryshonte nga gjuha greke. Ka fakte të forta që ata flisnin me përkthyes dhe se Aleksandri, ushtrisë së vet i fliste maqedonisht dhe grekëve, greqisht, të cilën nuk e zotëronte mirë. Kur ka fakte që maqedonasit flisnin një gjuhë të ndryshme nga grekët atëherë si ishin grek kur nuk flisnin asnjë dialekt greke.Nëse ishte grek pse duhet që Aleksandri të mësonte greqisht? Që këtu del se Aleksandri ishte 100 përqind ilir. Them 100 përqind sepse nga e ëma ishte epirot ngai ati 50 përqind ilir e 50 përqind maqedonas, por siç e pamë maqedonasit ishin pellazgo-ilirë, atëherënë dejet e tij rridhte 100 përqind gjak pellazgo-ilir, pra shqiptar.Historia duhet të thotë të vërtetën dhe t’u japë shqiptarëve meritat që ata kanë në lindjen dhe rritjene burrave të mëdhenj si Aleksandri.

Grekët apo sllavët mund të pretendojnë Aleksandrin vetëm nëse plotësojnë një kusht, nëse në dejet e tyre rrjedh gjak iliro-shqiptar. Kur të vërtetojnë përqindjen e gjakut iliro-shqiptar në dejet e tyre, atëherë mund të pretendojnë se në raport me përqindjen e gjakut shqiptar që kanë, është edhe përqindja që u përket Aleksandri. Marre nga libri “Albanet me famë mijëvjeçare” i autores Elena Kocaqi , botuar me 2006.

Source: https://www.facebook.com/pages/Legjenda-e-Shqiponjave/


One comment

  1. Mery-amun ka kuptimin “i preferuari i Amonit” (Amun, eshte perkthim anglisht i fjales Amon, perendi e Diellit), prandaj eshte gjetur ne Egjipti. I rrofte studimi asaj Elenes qe e ka bere. Kete titull e perdorte dhe Ramsesi, 1000 vjet para Aleksandrit, apo doni ta beni dhe ate ilir?

Leave a Reply