Politizimi i lojrave Olimpike te lashtesise ne kohet moderne


prmbledhje_nga_ilirida-online.com (3)-32

Shume here, per qellime politike u perdoren (si dhe perdoren) edhe autoret antike si dhe shkrimet e tyre. Ndeshim shpesh thenien qe; “ne lojrat Olimpike ne Greqine e lashte merrnin pjese vetem greket”, pra duhej te ishe etnikisht grek dhe jo “barbar”. Ne garat e lojrave Olimpike , qe te merrje pjese dhe “duhej te ishe grek”, per here te pare si tekst na i sjell Herodoti , por Herodoti ngelet gjithesesi kontadiktor pasi, ne se ne nje pasazh nuk ve ne kontrast te dukshem Greket dhe jo-Greket (i.e xenoi) (Hdt.2,160.1) te cilet merrnin pjese ne keto lojra, ne nje pasazh tjeter eshte me i qarte duke shkruar qe “barbaret” nuk merrnin pjese ne Eleia (jug i Peloponezit) kur zhvillohej festivali Olimpik, pasi duhej te ishe grek qe te merrje pjese (Hdt.5.22.2).

Nje atlet i cili merrte pjese ne keto lojra jo vetem duhej te ishte Grek (Herodoti, Hist.,), por edhe nje qytetar i nje qytet-shteti te njohur Grek, pra te bente pjese ne nje komunitet i cili kishte pranuar dhe respektonte armepushimin e shenjte te shpallur prej “theoroi” (ambasadoreve) Eleian.(Hansen, Mogens Herman; Nielsen, Thomas Heine (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis…ff 108-109). Por.Tuqiditi na sjell nje rast tjeter lidhur te njejtes ngjarje ne vitin 420 para Kr. kur Eleianet perjashtuan Sparten prej pjesemarrjes ne lojrat Olimpike pasi Spartanet kishin shkelur armepushimin e shenjte duke derguar hoplitet (ushtar i armatosur me hushte dhe mburoje, shenimi im) ne nje territor qe Elis e konsideronte te vetin. (Tuq. 5.49.1). Spartes iu vu nje gjobe sipas ligjeve Olimpike, gjobe e cila u kundershtua prej Spartes dhe per kete arsye Spartanet u perjashtuan prej Lojrave.(Tuq. 5.50.2).Aristokrati Spartan Likas, djali i Arkesilaos, arrin te hyje ne garat me kuaj, por jo si Spartan, por si Teban.

Pra, si perfundim, ne keto lojra mund te merrnin pjese edhe jo-greket, mjaftonte qe te respektoheshin ligjet e “theoroi-ve” Eleian si dhe armepushimi apo deshirat e autoriteteve.
Mos te harrojme gjithashtu qe, Aleksandri i Madh fillimisht u kundershtua te merrte pjese ne kete festival Olimpik, pasi konsiderohej “barbar”, pra jo-Grek, por vetem kur Aleksandri i Madh perdori kercenimin kundrejt ambasadoreve, atehere ai arriti te merrte pjese ne keto Lojra.

Source: https://www.facebook.com/historia.antike.e.pellazgve E. Canaj & Florie Lule Bajraktari.


Leave a Reply