Prokuroria kërkon vazhdimin e hetimeve kundër Shefqet Krasniqit, pritet aktakuzë për disa imamë të tjerë



 
Prokuroria kërkon vazhdimin e hetimeve kundër Shefqet Krasniqit, pritet aktakuzë për disa imamë të tjerë
VISAR DURIQI E premte, 19 Gusht 2016 18:41 Hetimet e nisura me arrestimet e verës së viti 2014 kundër imamëve të BIK’ut janë në përfundim e sipër. Për disa Prokurorisë i kanë dalë telashe dhe ka kërkuar afate shtesë, e për disa të tjerë prokurori i rasti ka konfirmuar për Express se së shpejti do të ngriten aktakuzat

Prokurorët kosovarë që po i hetojnë imamët eBashkësisë Islame të Kosovës (BIK) kanë ardhur në afatet e tyre të fundit për hetimin e dyshimeve që i ngarkojnë imamët për aktivitet të lidhura me terrorizmin dhe nxitje të urrejtjes fetare, e edhe shpërlarje parash në disa raste.
Kështu, një kërkesë për vazhdimin e hetimeve kundër imamit kontrovers të ish-Xhamisë së Madhe në Prishtinë dhe Profesorit aktual të Shariatit nëFakultetin e Studimeve Islame (FSI), pronë e BIK’ut është deponuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Në kërkesën që e ka siguruar Express Prokuroria përmend edhe persona të tjerë që janë pjesë e hetimit kundër grupit ku imami Krasniqi përket, përfshirë edhe drejtues OJQ’’sh islamike të mbyllura për aktivitete antikushtetuese dhe persona, Prokuroria lyp afat shtesë, derisa afati fillestar i planifikuar për hetimin e një vepre penale është dy vite, por me një mundësi vazhdimi edhe për gjashtë muaj shtesë, sipas kodit të procedurës penale.
Derisa për Shefqet Krasniqin dhe grupin e tij nuk dihet ende se kur do të ketë një vendim të Prokurorisë – nëse do të akuzohet apo do të pushojnë hetimet ndaj tyre, imamë të tjerë të BIK’ut i pret gjyqi.
Prokurori Haki Gecaj i ka thënë Gazetës Express se ai është në fazën e fundit të hetimeve të tij kundër imamëve që ka hetuar, ku përfshihen edhe krye-imami i Pejës, Enes Gogae imami i famshëm nga Mitrovica, Ekrem Avdiu.
“Jemi në fazën finale. Pritet shumë shpejt ngritja e aktakuzave për disa prej tyre”, ka thënë Gecaj përmes telefonit për Express.
Në verën e vitit 2014 Prokuroria e Kosovës kishte ngritur një pistë të gjerë hetimesh kundër kosovarëve të përfshirë në konfliktet e armatosura jashtë vendit, kryesisht në lëvizjen xhihadiste në Siri e Irak, përkrah organizatave terroriste si Shteti Islamik (ISIS) e “Xhabhatu Al-Nusra”- dega e Al’Kaedas në Siri. 
Në kuadër të mbi 40 arrestimeve që ndodhën ato ditë, njësitet e specializuar të Policisë së Kosovës patën arrestuar edhe disa imamë të BIK’ut si Enes Goga, Eroll Nesimi, Idriz Bilibani, Zekirja Qazimi , Dardan Gjuka, Shefqet Krasniqi, Mazllam Mazllami, Bedri Robaj, Ekrem Avdiu, Enis Rama.
Pas një serie seancash, Gjykata në Ferizaj ka shpallur fajtor për veprime terroriste imamin e BIK’ut, Zeqirja Qazimi,për aktivitetin e kriminal të të cilit emisioni hulumtues i Zona Express pati transmetuar dokumentarin “Kampet e Zeza”.
Lidhjet e BIK’ut me terrorizmin shkojnë përtej arrestimit e dënimit të punonjësve të saj për veprime terroriste, lidhja me ISIS’in e “Xhabhatu al-Nusra’në”, ku një imam i tyre, Ridvan Haqifi aktualisht udhëheq me krejt xhihadistët shqiptarë në ISIS- është komandanti i tyre atje, dhe nga atje përmes një video ka kërcënuar me sulme edhe ndaj Kosovës.
Përfshirja e kosovarëve në konfliktin sektar në Siri e Irak i ka kushtuar vendit me mbi 300 qytetarë që direkt jaën përfshirë në aktivitetet terroriste-pjesëmarrje në grupe terroriste, dhe me afro 60 prej të cilëve edhe kanë humbur jetën atje, sipas raporteve zyrtare të Qeverisë.
Source: GazetaExpress


Leave a Reply