Pse Kosova nuk ka arrestu asnjë kriminel lufte!


 

Problemi filloi nga qershori 1999, e që   realisht vendosja e  Misioneve  të huaja të përkohshme, tashmë botërisht  janë  cilësu me shumë  mangësi, e që  të tillat  misione  vendosen  zakonisht  në vende ku nuk ka shtet-ligj, pra veçmas në vendet  e Afrikës!  Realisht  barazimi i vendit tonë, me  vendet  afrikane është  absurditet që s’do duhej  pranuar! Kjo nuk ndodhi në  Kroaci!

Pjesën më të  madhe të  fajit ka  faktori politik vendor, i cili ishte  polarizu maksimalisht, sa që mund të  eskalonte  në  luftë  vëllavrasëse( luftë  civile për pushtet!)! Kjo gjeneroi pastaj  vargonjët  e problemeve të më vonshme!

Nga  ana tjetër  Sistemi i Drejtësisë në Kosovë,  i trashëguar nga  Serbia, ishte i mbushur vetëm  me gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të tjerë të  gjithë  besnik të  regjimit  të Millosheviqit( sepse kundërshtarët ishin pushu nga  puna!)! Këta u treguan  shumë fleksibël, sa që menjëherë u  bënë  Shqipëtarët më  ekstremist, duke  tentu që t’i pëlqejnë  Shqiptarve, që të  mund të  vazhdojnë  punën  duke i’u përshtatur rendit të ri- Kosovës së Lirë! Nga kjo deri në  vjeshtë të  2001,  u inicuan raste penale të numërta! Mirëpo situata politike, që Serbia arriti të luaj  para botës,  duke   mediatizu kinse  shpërngulje dhe  dhunë masive  kundër serbëve lokal( siç i quanin), por edhe ringritjes së Rusisë, e faktorë të tjerë më periferik, bëri që  faktori  ndërkombtar  i vendosur  si mision i  OKB-së( UNMIK) në  Kosovë, të   suspendonte  këto kompetenca!

Derisa Faktori politik Shqiptar, i  angazhuar sidomos në luftën  për marrje të pushtetit, prodhoi luftë  të flliqur brenda  Shqiptare, duke  akuzu vëllau-vëllanë për krime lufte, vrasje politike, krim të organizuar etj( jo që ca prej  tyre  nuk ndodhën!), apo edhe  të  angazhuar ca edhe për ndarjen  e “plaçkës së luftës”, harruan  ngritjen  e shtetit  të  Kosovës!

Kosova nuk pësoi vetëm në këtë  aspekt, por edhe në këtë  rast  u shkaktu  ndarja faktike a latente  e  Mitrovicës, zbehja e mbështetjes ndërkombtare të Kosovës, por jo pak  edhe disa  parti politike të Kosovës, ndikuan-shantazhuan  në  përfundimin e  Luftrave për Çlirim të Luginës së Preshevës( UÇPMB-së) dhe UÇK-së në Iliridë-Maqedoni!

Nga 2001, deri më sot, nën administrimin e misioneve të huaja, si UNMIK dhe EULEX, ku mes tyre rregullisht  janë  shqu dy pole: Poli miqësor për Shqiptarët dhe  ai  armiqësor! Poli miqësor i udhëhequr nga  SHBA dhe  vendet  mike nga BE, ndërsa poli armiqësor i udhëhequr nga  Rusia dhe vendet nën ndikimin  e  saj! Shkaktuan disa qindra burgosje politike  në  Kosovë, të  ish  ushtarve  Shqiptar, mes tyre  disa dhjetra të vdekur në  burgje e Kosovës! Derisa  kriminelët  e vërtetë  të  krimeve të  luftës, lëviznin  anë e  mbanë  Kosovës pa asnjë  problem, madje edhe kur  arrestoheshin edhe për akte tjera kriminale ordinere, ata liroheshin! Pos saj drejtësia politike selektive, ku Shqipëtarët dënohen  për krime  lufte edhe  për  një sjellje të  keqe në luftë, kurse  serbët  as për   vrasje e  masakra nuk dënohen! Apo një  luftëtar  Shqiptar  dënohet për një krim lufte me dënim  mbi 20 vite, kurse  një  serb për 10 vrasje( krime lufte), dënohet  me më pak se 10 vjet  burg( edhe atë  rast i rrallë-pasiqë shumica nuk dënohen)!

Mos të  flasim më për  angazhimin  e Serbisë, përmes institucioneve  ndërkombtare, sidomos  Interpol dhe Europol! Por edhe vetë  shteti serb, disa qindra ish luftëtar  Shqiptar i arrestoi, burgosi gjoja për  krime  lufte! Madje jo pak prej tyre edhe  për vepra penale politike( që s’kanë fare lidhje  me  krimet  e luftës)-pra praktikën e  njejtë  të  regjimit të Millosheviqit!

Luftëtarët  Shqiptar, të ikur si refugjat nga  vendlindjet  e tyre, sidomos nga  Lugina e Preshevës, por edhe nga  Ilirida, duke shpresu të strehohen në  Kosovë, nga fraksionet politiko-kriminale(mafioze) të misioneve si UNMIK dhe EULEX, u akuzuan, burgosën dhe vuajtën dënime politike në  burgjet  e Kosovës, madje ca edhe u ekstraduan sidomos në  Maqedoni!

Nga viti 2001 deri më 2017, institucionet  e drejtësisë së Kosovës, kanë  vendnumru! Kjo  formë  e jetës shtetrore deri më sot, ka humb shpresat  e qytetarve, gjë që  bëri edhe  jo pak të  iknin nga  Kosova, madje edhe në  rrugë ilegale të  rrezikshme!

 

Çfarë presin  qytetarët nga drejtësia- Asgjë!

 

A do ketë  drejtësi!?  Jo e them me  siguri edhe për së paku disa vite!

 

Deri në qershor 2016,  misioni  i EULEX-it, kishte   kompetenca ekskluzive mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë, pas kësaj  mbetet kompetencë e  vendorve! Mirëpo as kjo nuk premton asgjë! E tërë kjo periudhë,  prej 2001-2016,  fraksioni politiko-kriminal( mafioz) i UNMIK-ut dhe EULEX-it, nuk  bëri asgjë për  ndjekjen e  kriminelve të  luftës, sepse arsyetohej që :”ruante paqen dhe stabilitetin!”  Madje edhe në të  ardhmen, po për këto arsye, do pengohen edhe  institucionet  vendore që të  ndjekin kryesit e krimeve të luftës, që janë të  nacionalitetit  serb!

 

Derisa në  vazhdimsi, vetëm rastet kur arrestohen firgura politike  të partive politike të Kosovës, që këto 10 vite nuk ishin të pakta, bëhen mediatike dhe  ngritet si çështje, sapo të mbaroj rasti, mbaron e tëra! Ndërsa kur arrestohen luftëtarët  Shqiptar, që s’janë funksionar  partish politike,  kalon plotësisht në  heshtje, askush  nga  zyrtarët  shtetror e as institucionet  nuk  lëvizin fare! Kjo dukuri ndodhë vetëm në Kosovë, nuk e  ke as në  Kroaci, Serbi e as në  Bosnje! Qartazi i’u pëlqen edhe  disa politikanve të Kosovës, që të  ekzistojnë këso  lista, që  të  ndjehen se janë  mbiqytetarë, që kur të  lëvizin në  shtetet tjera paraparkisht të lajmërojnë shtetin  që do vizitohet ( simptoma e robit!).

Derisa drejtësia këmbehet  më monedhën  politike “të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në  Kosovë dhe Ballkan!”, është  utopike të pritet  që do ketë drejtësi!

 

Me keqardhje për viktimat dhe familjet  e viktimave të krimeve të luftës, që kanë  pritur mbi 15 vite për të marr drejtësi, kështu edhe për disa vite në mos edhe së paku 10 vite, s’duhet të pritet  asgjë-fatkeqësisht!

 

Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar!

 

 

Më: 08.01.2017

 

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 


Leave a Reply