Pse Millosheviqi i frikësohej Gjakovës ?


Fahri Xharra,01.12.17
Gjakovë

Viti 1995 , ne luhateshim në ëndrrat tona të frikës por ende të gjumit të fjetur. Diçka e madhe duhej të ndodhte. Por sidoqoftë , shin netët e gjumit të fjetur dhe e nesërmja e hatasë së madhe. Ne e mendonim ndryshe ,por planet bëheshin gati . E nga këto plane ishte edhe Gjakova.


Pse Millosheviqi ia kishte frikën Gjakovës ? Me 13.04.1995 mbahej mbledhja e Këshillit supreme të Luftës së Serbisë . Aty bëheshin planet, aty në të vërtetë analizohej version i ri i një plani të vjetër .Aty shpaloseshin urrejtjet të akumuluara në 200 vitet e fundit Mbledhja ishte Sekret shtetëror serb .(1)

 

Nga mbledhja e 35 -të e Këshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine , të cilat ishin të ruajtura si Top Secret! Nga këto stenograme unë e lexova atë që fliste për përgatitjet për luftën e ardhshme në Kosovë(1998).
Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Lilić , kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milošević , kryetar i Serbisë; Momir Bulatović, kryetar i Malit të Zi ; dr Radoje Kontić, kryetar i qeverisë federative; ; Pavle Bulatović, ministër federativ i mbrojtjes: Momčilo Perišić, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë :
Ndër pikat më të rëndësishme të të kësaj mbledhjeje për shkrimin e sotëm e zgjodha fjalën e Millosheviqit: : ” Ja për shembull , qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës , kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica) ; Në Kosovë nuk ka qytet më të bukur , më të pasur e më të rregulluar se Gjakova . ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti fxh)
Jan disa detaje nga ajo bisedë :
“Momčilo Perišić: Në vendin më të bukur , pak në një tatëpjetë është një ish -kazermë ushtarake e cila tani është e lënë pas dore . Aty duhet të përqendrohet ndonjë njësi e motorizuar, e cila nesër duhet të dij të reagon në atë pasuri atje., dhe që ata duhet të dijnë se aty ka ushtri. ( Në kohët e mira për Kosovën, me propozimin e Fadil Hoxhës , në Gjakovë nuk kishte më Kazermë të Ushtrisë Jugosllave (fxh)
Momčilo Perišić: Por , zotëri kryetar aty e kemi kazermën.
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Aty nuk ke asgjë!
MOMČILO PERIŠIĆ: Aty e kemi një bataljon ushtarësh
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Asgjë nuk ke , asgjë nuk ke, e ke kazermën e zbrazur , po…
MOMČILO PERIŠIĆ Zotëri Kryetar aty në dalje për tek Çafa e Prushit , në të majtë e kemi bataljonin
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Pse ajo Kazermë e Gjakovës është e zbrazë?
MOMČILO PERIŠIĆ: Ajo që moti është e mbetur pas dore.
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Unë nuk të thash që ti e ke lënë, por pse është e zbrazët?
MOMČILO PERIŠIĆ:Dikush e kishte zbrazur , në atë kohë kam qenë në Kroaci . Çdo qytet në Kosovë i kazermat e vete ushtarake. Por unë nuk kam numër të mjaftueshëm ushtarësh .
SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Hoću topove iznad Đakovice! ( I dua Topat e luftës mbi Gjakovë ) “

A ishte kjo diçka e re për planet serbe ? Jo .
Të këthehemi prapa në histori dhe të lexojmë :
(POKRŠTAVANJE ALBANACA KRSTOM I MAČEM) “Vesnik Srpske Crkve” për Mars-Prill 1913 ,në artikullin “ Në folenë e vet” shkruan për kryqimin e shqiptarëve në Gjakovë.: “ Sot Gjakova e përjetoi një një ngjarje të rrallë jo të zakonshme … i pamë që katunde të tëra të albanizuare dhe të shndërruara në katolik erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse.
Para Kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë . G. Plamenac pyetke (me damagogjinë sllave fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetëdëshirë? A mos iu dha kush zor? A mos po i frigoheni kujt? dhe pastaj Andrija Mihajloviq përgjigjet: Askush nuk na urdhëruar. po shkojmë vetë në folenë tonë , sepse duam që edhe me fe të jemi me vëllez’rit tonë çlirimtar”.

Prapë jemi në vitin 1913 , po aty në Gjakovë : “Hocu topove iznad Djakovice!…. Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr . Gazeta “ Politika” e dates 6 Prill 1913 me titullin “Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin “Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e pa arritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare më banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jeta normalisht. Në Gjakovë ,ku me shekuj të krishterët ortdoks kanë qenë të vrarë u gdhinë me një shpitë të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe gjysma tjetër është serbe ( ndarja te lumi Krena fxh) “
Pra : “…. Gjakova me shekuj ishte e pa arritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute.. Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jata normalisht.
Pra , ….” Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jata normalisht.” -shkruante gazeta
“ Politika “ e 6.Prillit 1913.
Pra , frika e Millosheviqit nga Gjakova dhe dëshira për shkatërrimin e sa j nuk ishin të reja :“…. Gjakova me shekuj ishte e pa arritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute.. Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…. “

Çfarë raportonte gazetari danez ,nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor – nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup ,Prizren , Vranjë dhe Gjakovë.( gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)… Me javë të tëra paqja në Europë u var me fatin e Pejës ,Prizrenit ,Dibrës e veçanërisht Gjakovës. :me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që ekzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e varur ngushtë sidomos me Gjakovën.
Pra , pezmi i Millosheviqit ishte një ngarkesë e madhe e vet popullit serb , për zhdukjen e një qyteti të tërë – “Hocu topove iznad Djakovice!…. Edhe Shesheli në vitin 1999 ,në Kodrën e Cabratit iu kishte thënë gjeneralëve të armatës serbe ; “ E shihni kjo është Djakovica , kur kjo rrafshohet Kosovën e kemi në xhepin e vogël “
(Intervista e rrallë e Isa Boletinit: Shqiptarët nuk do të heqin dorë nga Shkupi, Janina, Gjakova…
( Aurenc Bebja)

Fahri Xharra,01.12.17
Gjakovë


Leave a Reply