Racizmi fetar në Maqedoni


Shkruan Xhemal Ahmeti
„Mos festo se je mysliman“, ky është urdhri i një iniciative me emrin „vepro“ që ngjet tash e sa ditë qyteteve të Maqedonisë pllakate kundër festave të fundvitit. Motoja poshtë është: „kush i përngjan një populli ai është njëri prej tyre“. Njerëz ky është autoracizëm pikësëpari, ngase festat i shënojnë edhe shumica shqiptare. Pastaj është racizëm ndaj tjerëve me të cilët koekzistoni aty. Po ç’keni kundër festave? Ato vise atje – sidomos myslimanët – deri sa isha unë aty festonin „Shinxhernin“, ashtu si Bajramin dhe festa tjera burimin e të cilave e gjejmë që në antikën e hershme. Po ç’keni kundër festave? Ç’keni kundër popujve? Çka synoni e doni? Të mos festoj kush? A e dini se festat deri para ardhjes suaj ishin manifestimet e vetme të pikëtakimit të njerëzve ndër veti e me tjerët? Ç’farë feshë pa festa doni? Të atilla që lejojnë vetëm të pamet kur kamionët e bombat vrasin njerëz? A e dini se Ibrahimi është edhe Abraham dhe Jezusi edhe Isë? A e dini se e keni vendin në burg për nxitje racizmi dhe padurimi? E kujt është kjo iniciativë raciste aty ku ligjëruakan njerëz si Dr. Zekirija Bajrami, Dr. Metush Memedi, Abil Veseli dhe plotë tjerë që nuk e dijë se kush ua ka dhënë ato tituj me këtë padije kaq të thellë? Të mos festojnë njerëzit? Po çka të bëjnë: është thirrja juaj ta vrasin tjetrin ndryshe që të mos bëhet si ai „populli tjetër“. Kjo është edhe skizofreni; si doni ta përvetësoni botën? Duke e vrarë festave atë? Po cili është populli tjetër? Shqiptari që feston festat e fundvitit? A ka njerëz normal atje që t’ua shpor këtyre ato pllakate raciste. Njerëz abnormalë ore!


Leave a Reply