Robert De Angeli: Feja e Pellazgëve



 Të gjitha shkrimet e lashtësisë na njoftojnë se pellazgët ishin një popull plot ndjenja tepër fetare dhe se gjithë mitologjia antike u atribuohet atyre. Ky mendim nuk duhet kundërshtuar. Sa për mendimin e sotëm, se pellazgët kanë pësuar ndikimin fetar të fenikasve dhe të mesopotamasve të tjerë për të krijuar, sipas shëmbëllimit të hyjnive përgjegjëse lindore, Herkulin e tyre, Venusin etj., ne nuk lëkundemi të pohojmë, se një mendim i tillë është i mundshëm vetëm për dijetarë, që nuk e çojnë botën më tej se mbi tre mijë vjet para K. dhe përtej kësaj date ata nuk shohin asgjë. Këta dijetarë, në fakt, deri në kohët e fundit dhe sidomos deri te gërmimet e fundit nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse t’ua vishnin gjithçka

semitëve dhe nuk kanë pushuar së cituari si provë ose si pohim për mbështetje të thënieve të tyre, Biblën, ndonëse teksti i saj nuk përputhej me të dhënat e tyre dhe gjithmonë ka qenë i nevojshëm një interpretim adekuat. Për t’i pajtuar të dy mitologjitë: mitologjinë pellazge, greke, etruske ose romake, dhe mitologjinë fenikase ose mesopotamase dhe për t’i vënë në vendet e tyre, i duhet dhënë përparësia konceptimit pellazgjik, që është vënë dy herë në origjinën e të gjitha ideve fetare: herën e parë sepse populli pellazg është populli primitiv i Sirisë, Fenikisë, Palestinës dhe gjithë Lindjes së Azisë së Vogël para se të përziheshin me shumerët, akadiasit dhe mesopotamasit e tjerë për të bërë të lindin “semitët”; dhe herën e

dytë, sepse është pjesa e Ekspeditës I të argëve, ariasve ose pellazgëve, që u shkëput nga masa e kësaj Ekspedite, u vendos në Siri dhe nguli rrënjë, duke futur në origjinë elementë të fesë, mitologjisë dhe kultit të veçantë të hyjnive dhe hyjneshave pellazge, të cilat ishin gjithandej po ato, që nga Kaukazi deri te shtyllat e Herkulit.
Të pretendosh se Venusi grek është kopjuar sipas Astartes fenikase, Herkuli grek e ka prejardhjen nga Herkuli i Sirisë, etj., – kur në fakt është e kundërta, – do të thotë të japësh prova për një njohje të keqe të historisë së lashtë e sidomos të parahistorisë; kjo është njësoj sikur të pretendohet, – po të na lejohet ky imazh, – që çatia e mitologjisë pellazge është ndërtuar para se të viheshin themelet. 

Sipas mendimit të përgjithshëm të lashtësisë megjithatë duket, se Πελαργοι, argët dhe ariasit parahistorikë e pellazgët historikë kanë qenë populli i madh ose raca, që ka pasur ndjenjën fetare më të thellë dhe që ka dhënë prova të misticizmit më të madh të njohur në lashtësi. HERODOTI ua quan atyre nocionet e para të fuqive hyjnore dhe format elementare të kultit. Feja e pellazgëve ka qenë natyralizmi, domethënë hyjnizimi i dukurive të natyrës, i agjentëve fizikë, i forcave shkatërrimtare ose organizuese dhe i fuqive të mbinatyrshme. Ata janë krijuesit e kësaj mitologjie të habitshme dhe të mrekullueshme të grekëve, etruskëve dhe (romakëve ose) latinëve, të cilët besonin në qenie që ishin njëherësh të ndryshme nga njerëzit dhe eprore ndaj tyre, të quajtura hyjni e hyjnesha, pasi këto hyjni e hyjnesha ushtronin mbi

njerëzit si drejtpërdrejt, edhe nëpërmjet dukurive natyrore, një ndikim favorizues ose dëmtues dhe ogurmirë ose ogurkeq, që praktikat rituale ose ceremonitë e kultit e kishin si rol ta provokonin në rastin e parë, dhe ta pengonin ose ta asnjanësonin në rastin e dytë. Kulti i pellazgëve, që është trashëguar brez pas brezi te grekët, etruskët edhe romakët, që të tria palët pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre, që përbënin po atë popull dhe që flisnin po atë gjuhë: pellazgjishten ose shqipen, ka qenë pra, i thjeshtë dhe aspak trashanik; ata nuk adhuronin as gurin e as drurin; perënditë e tyre ishin personifikime të forcave, që lëvizin e veprojnë në natyrë.

Source: gazetainfopress.com


You May Also Like

Leave a Reply

error: Content is protected !!
%d bloggers like this: