Rruga për në botën ku banojnë të vdekurit


 

Harru,i harruari, është ai që shoqëron të vdekurit për në botën e përtejme. Një skenë e tillë shfaqet edhe në këtë stele që unë do e sqaroi me detaje duke u njohur më gjerë
Një nga stelat më të bukura të Apollonisë është e stela që përshkruan zbritjen në banesën e të vdekurve. Kjo stele është e njohur në botën arkeologjike shqiptare edhe me anë të një interpretimi qe i ka bërë arkeologu i njohur Neritan Ceka.
Bota e përtejme edhe lidhjet me botën e këtejme janë një trashegimni autoktone e cila në vendin tonë është aplikuar deri në kohët e sotme në vende të njohura të cilat unë do i publikoi në një nga shkrimet e ardhëshme-mjafton të qendroni me ne..
Pellazgët edhe Etruskët besonin te bota e përtejme. Kjo është njohur në dhjetra dokumente shkrimore, si ai që tregon Homerin te ‘Odisea’, e deri tek dokumentet e pafundme arkeologjike që e pasqyrojnë më së miri.
Sipas mitologjisë Pellazge tre djemët e Kuronës, Di, Adi dhe Posidoni e ndanë botën në tre pjesë. Di-a mori gjithfuqinë edhe qiellin,A-di mori botën e nëndheshme edhe Posidoni u bë mbreti i botës së ujrave.
Në Fjalorët e vjetër të gjuhës greke gjenden edhe shpjegimet e emrave edhe fjalëve paragreke të cilat janë të huaja për gjuhën greke. Fjalori i Hesychit Alexandrinos e shpjegon emrin e Dii,Dia si dritë, diell, njohuri etj. Me një ‘a’ kundërshtuese përpara kemi edhe emrin e perëndisë së botës së poshtme ‘A-di’, ku ‘a’ kryen rolin e ‘s’ ose ‘nuk’. Këtë e shpjegon edhe emri i perëndisë A-di, si ‘ai që komandon botën ku nuk ka dritë’.
Rrugën për në banesën e të vdekurve e kanë shpjeguar edhe Lukeani te ‘Dialoget e të vdekurve’ si edhe Virgjili tek ‘Eneada’.
Një tjetër faktorë i rëndesishëm i botës së të vdekurve është edhe Harru. Pellazgët e quanin Harro,Harru ndërsa Etrusket e quanin Harru. Pleqët e vjetër në vendin tonë kur bëjnë fjalë për ‘atë që merrë shpirtrat’ nuk ia përmendin emrin!! Thonë ‘larg qofte’ duke nenkuptuar ‘u harroftë’. Shqipja ‘harru’ e tregonë më së qarti emrin e Harru -te harruarit. Harru është ai qe vjenë në momentin e fundit kur njeriu jep shpirt. Ai e merrë të vdekurin edhe e shoqëron në botën e përtejme për në mbretërinë e Adit.Pikërishtë ky akt shfaqet në këtë stelë.


‘Vreni pjesën e sipërme: dy gra qe vajtojne dhe njëra grua zgjatë dorën në botën e mëposhtëme duke përcjelle burrin i cili shoqërohet nga i Harruari,Harru. I vdekuri bashkë me Harru zbresin shkallët për në lumin e të vdekurve. Poshtë shkallës shfaqet Radovani(Radhamanthos) i cili është ulur në një fronë që njihet me emrin ‘froni i gjykimit’ . Në fund shfaqet varka me varkarin që së bashku më Harru do shoqërojnë të vdekurin deri në mbretërinë e Adit’.

Ky është botkuptimi i Pellazgëve për ‘shoqërimin në banesën tjetër’. Banesa e të vdekurve në traditën shqiptare dokumentohet deri në kohët tona. Për të mësuar më shumë qendroni me ne në infopress…

Source:

/Gazeta InfoPress/Altin Kocaqi


Leave a Reply