Serbia na e risolli osmanizmin !


Te jemi të qartë në mendime dhe në përfundime në të menduarit tonë. Sikur të shikojmë pak historikun e zhvillimeve së relacioneve në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë , por sikur të logjikojmë jo vetëm ndershëm por edhe me dashuri ndaj kombit atëherë do ta kishim më të pastër vizionin tonë ndaj vetvetes, ndaj armiqve të vetvetes dhe ndaj miqve që përditë e më shumë po na zvogëlohen

Dikush mund të pyet po , pse Serbia këtu ? Shumë qartë dhe shumë e thjeshtë për tu kuptuar.

Ta dimë së pari qëllimin e saj e pastaj të bisedojmë ; ata me shekuj luftojnë që të zaptojnë tokat tona.

( Konferencat ndërkombëtare që na e ndanë kombin nuk ishte aftësia e Serbisë ,por mos aftësia e jonë; sepse ne nuk e njihnim dellin tonë kombëtar. Paramendoni aq ishim të stërholluar në gjen sa pas 500 vjetësh nuk e njihnim as flamurin tonë. E turpshme është ta them këtë , por AustroHungaria na e rikujtoj që flamuri i Skënderbeut është i yni, Ismail Qemali e ngriti në Vlorë )
Serbia pastaj i provoi të gjitha mënyrat për të na mbajtur të turbullt në mendje. Qëllimi toka e jonë.

Metodat ishin nga më të ndryshmet. Ne në Kosovë i dimë të gjitha periudhat e shtypjes së shpirtit tonë ;aksioni i armëve , koha Rankoviqit , shpërnguljet me dhunë dhe me dëshirë në Turqi , diferencimet politike në kohën e Azem Vllasit , burgosjet në Goli Otok dhe në burgjet tjera famëkëqija të ish Jugosllavisë . Prapë shqiptari mbeti shqiptar , i pa thyeshëm dhe i etshëm për shkëputje përfundimtare nga ky “dreq i zi “ që na erdhi kojshi .

Ne e fituam lirinë , e fituam pavarësinë : Kosova shtet !
“ Është krim të trazosh lumturinë e budallait e ka thënë dikur Faik Konica (Albania, 9janar 1902 f. 24 G Faik Domenik Konica ) ; por ja që me shkrimet e mia po dua ta bëj mu këtë duke i trazuar “lumturinë“ e të mashtruarve në pikëpamjet kombëtare.
“Arma” shumë mirë e studjuar dhe e analizuar e që sipas tyre mundin ta lodhin shqiptarin ishte osmanizmi. Dhe ia qëlluan ! Si është e mundur që nga një grup shumë i vogël të përgatiturish special për shpërlaje truri , të përhapet aq shumë urrejtja ndaj vetvetes dhe të futet në zemrat e shumicës mu dëshira e dhe planet e serbëve. Nuk e pyesim vetën asnjë herë se çka jemi duke bërë për atdheun ?

Kur një i “deleguar “ serb na e shanë heroin , luftën shekullore, historinë , të ardhmen dhe na e përgatitë grackën historike ,; si mundemi e të mos jemi të vetdijëshëm se çka po ndodhë me ne .
Ja një shembull ; po flitet dhe është e vërtetë që ishim deri tek molla e kuqe; serbët as që figuronin në defterët e kohës . Erdhi turku dhe i vërshoi ato toka , po shqiptarin si e gjeti ? E otomanizoi për 400 vjet dhe në tërheqje nga ato anë , e mori me veti. Tokat kujt i mbetën ? Fajet Europa , fajet Kongresi i Berlinit , fajet Konferenca e Londrës ! E vërtetë. Por…

Por të rikthehemi vetëm disa vjet pas , dhe të analizojmë ndihmën euro-amerikane kundër zhbërjes së kombit ( 1999 ) ; çka ndodhi me ne , pastaj ? E filluam antiamerikanizmin me të madhe, bile ju kujtohen rastet rasti kur edhe ia vramë ushtarët në Aeroportin e Frankfurtit. A nuk është kjo çmendi kombëtare ?
Serbët në këtë rast dhe në raste të tilla vetëm se i fërkojnë duart dhe duke i “falënderuar “ argatët e tyre tek ne që na e mbushën mendjen për një ri-otomanizim vetëvrasës. Kush po e mbron Europën nga e keqja që i kanoset ? Ne me sjelljet tona po ia trashim ato që serbi i thotë kundër nesh në qarqet e larta diplomatike dhe në betejën e saj agresive mediatike kundër nesh .

Të vetëdijesohemi nuk është keq , se jemi disa minuta para ditës së re ; askush nuk po na e ndalon fenë por po këshillojnë që mos ti shërbejmë serbit me otomanizmin tonë.

Të vetëdijesohemi se budallikinë e sotme nuk na e falin brezat e rinj , nëse do të jenë në këto toka

Source : 

Fahri Xharra, 04.08.16

Gjakovë


Leave a Reply