SHPATA E SKËNDERBEUT, QË PREU MBI 3000 TURQ


skenderbeu2

Ferdinandi i Aragonës shkruan letër, Skënderbeut.
Ti o princ Skenderbej, në fitoret e tua madhështore, ke vrarë vetë me dorën tënde mbi 3000 turq..Unë them, o trim i trimave, se askush ska parë ndonjëherë një njeri më të gatshëm, më guximtarë dhe më të shpejtë se ti, në beteja hyjnore….Me këto bëma ti je i vetmi në shekullin tonë që, mund të matesh padyshim me të tërë heronjtë e lashtesise.

Marin Barleti (1460 – 1513) historian me përmasa europiane, thuajse bashkombës me heroin, shkruan:
Skënderbeu, i cili e njihte mirë natyren dhe karakterin e Turkut barbar, luftonte me urtësi, zotësi dhe me një egërsi shumë të madhe. Duke përballuar rreziqet, ai hidhej vetë në vijë të parë së bashku me kalorësit e tij, u shkonte në ndihmë atyre që e kishin pisk, zëvendësonte të plagosurit dhe merrte masat për çdo gjë. Gjergji i madh kryente njëkohësisht detyrat e ushtarit trim dhe të Kapedanit më të mirë. Dhe aty ku përkulej apo dobësohej ushtria e tij, ai shkonte atje për ndihmë… merrte në dorë gjendjen e lëkundur, hidhej mbi armiqtë si një Shqiponjë dhe me praninë e tij, pushonte çdo furi, merrte fund çdo përleshje, turqit tmerroheshin nga frika..

Arberia, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit arriti të mposhtë tendencën e copëtimit feudal, të konsolidonte bashkimin e brendshëm dhe të mobilizonte tërë forcat njerëzore. Mbreti i mbretërve Gjergj Kastrioti arriti të korrte 29 fitore të njëpasnjëshme, për 25 vjet rrallazi, kundër makinës lufturake më të tmerrshme qe pat njohur rruzulli tokësor në atë kohë, së cilës nuk i kishte bërë ballë shtete dhe kombe shumë më të mëdha e më të zhvilluara se Arbëria. Populli i shqipes shpartalloi para mureve të Krujes dy nga sulltanët më lemeritës e më të tmerrshëm të Turqis. Një mrekulli e paparë ndonjëherë, ku forca dhe morali i Arbërit të pamposhtur, sfidoj gjigandin ushtarak më të madh të kohës.

Kruja, (më 1451) me vdekjen e Muratit, u bë më e dëgjuar se Argosi dikur, me vdekjen e Pirros.
Marin Barleti..

Source: https://www.facebook.com/Legjenda-e-Shqiponjave


2 comments

  1. Po pse ja fut kot me ato dokrra tua Turkifile, ndalne atë ofenziv kunder kombit Shqiptar, ose shporruni atje ku ju rrah zemra. Turp.

Leave a Reply