Spartanet ishin Pellazgo-Ilir. Emri i Spartaneve ishte Shpatar


“Spartanet ishin Pellazgo-Ilir. Emri i Spartaneve ishte Shpatar”

Shpartanet gjuanin me Heshtat e tyre, njesoj si Zeusi ( Zojzi ) gjuante me rrufete e tija.

 

Sparta ndodhet nё lartёsinё e Luginёs sё Eurotas. Homeri ka kёnduar pёr pjellorinё e kёsaj lugine. Edhe sot aty rritet njё popullsi e shkathёt. Sparta ishte dikur shteti mё i fuqishёm pellazg, forca e saj qёndronte tek ledhet mbrojtёs. Sepse Sparta s’kishte tё tillё, por vetëm te guximi dhe uniteti i qytetarёve. Nёse pyesje njё Spartan, pёrse qyteti s’ka mure mbrojtёs si gjithё tё tjerёt, tё pёrgjigjej me krenari: “Kraharorёt e qytetarёve janё ledhet mbrojtёse tё qytetit tonё”.

“Bujaria e natyrёs do tё kishte mundur tё zbuste spartanёt, nёse ata s’do kishin dy ilaçe: I pari, Tajgetet, vargmali madhёshtor qё hijesonte mbi tё gjithё Lakedemoninё. Ilaçi i dytё, ishin ligjet e tmerrshme spartane”(8).

Likurgu i I-rë i dha ligjet Spartёs, Dragoni i dha Athinёs ligje aq tё ashpra, sa u quajtёn: DRAGONIANE dhe Soloni dha ligje tё buta. Nё tё gjitha rastet, legjislacioni ishte nё favor tё klasave tё ulëta”. Ligjet dhe organizimi shoqёror i Spartёs, kishin si qёllim tё krijonin njё popull tё fuqishёm luftёtarёsh. Nuk ishte shteti nё shёrbim tё qytetarit, por qytetari nё shёrbim tё shtetit. Shteti përgatiste tё rinjtё spartanё, qysh ditёn qё lindnin. Kur lindёte njё fёmijё, prindёrit ua paraqitnin fuksionarёve, tё cilёt gjykonin nёse trupi i të porsalindurit i pёrligjte mundimet qё kёrkonte edukimi i tij, nё se jo, foshnja braktisej nё Teiget.

Kjo lidhet me mitologjinë pellazge, vjen nga Kroni, babai i Zeusit i cili i pastronte sakatёt. Kur mbushte 7 vjeç, nga frika se mos prishej nё karakter, fёmija hiqej nga prindёrit. Edukimin e tij e merrte nё dorё shteti. Fёmijёt grupoheshin nёn urdhёrat e djelmoshave shumё tё shkathёt. Çdo ditё, ushtroheshin nё luftim, nё notim, nё vrapim, nё hedhjen e shtizёs dhe nё sporte, tё tjerё që i pregatisnin pёr luftё. Sapo u paraqitej rasti, burrat i shtinin tё rinjtё tё luftonin mes tyre. Ata duhej tё stёrviteshin pёr tё duruar dhimbjen, urine dhe tё ftohtit, pa mё tё voglin ankim. Nuk vishnin këpucё, qё tё forconin kёmbёt; duhej tё notonin nё Eurotas nё çdo ditё tё vitit; nuk ishin mё ngrohtё nё dimёr se sa nё verё. Mё vonё i çonin pёrpara altarit tё Artemisё, ku luftonin gjersa gjakoseshin, ku shumё spartanё vdisnin nёn kamxhik pa lёshuar asnjё ankim. Djelmoshat merrnin shpesh njё ushqim pёr tё zbutur urinё. Ai qё kapej me fajin e vjedhjes rrihej, jo ngaqё kishte vjedhur, po sepse e kishte lёnё veten ta kapnin. Kjo metodё edukimi, qё nё pamjen e parё dukej e kotё, donte t’u mёsonte tё rinjёve dredhitё, cilёsi qё mund t’u duheshin kur të ishin duke luftuar.

Njё anektodё mjaft e njohur, tregon tё mirёn e edukimit spartan. Njё djalosh kishte vjedhur njё dhelpёr. Duke parё qё po afrohej dikush, ai e fshehu dhelprёn nёn xhaketё. Dhelpra filloi ta kafshonte dhe i çau barkun. Vjedhja u zbulua kur djaloshi vdiq.

 

Burimi: Legjenda e shqiponjave

 


Leave a Reply