Zbulimi maqedon i implikuar në planifikimin e sulmit në Shkodër


Zbulimi maqedon i implikuar në planifikimin e sulmit në Shkodër

Grupi i xhihadistëve të arrestuar në Kosovë dhe Shqipëri, kryesisht me origjinë nga Dibra dhe Kaçaniku dhe të lidhur me Lavdërim Muhaxhirin,- kryeterorristin islamik, të cilët u arrestuan pasi planifikuan sulm në stadiumin e Shkodrës, gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael, janë në shërbim të zbulimit sekret maqedon. Ky shërbim sipas informacione të intelegjencës së Kosovës, ka vepruar me qëllim të diskreditimit të shqiptarëve para opinionit botëror.
Prishtinë,11 nëntor – A ju kujtohet rasti i Kumanovës ??? Ku u vranë mbi 10 ushtarë të UCK, 8 policë maqedon dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, në rastin që doli i improvizuar nga shërbimi sekret maqedon. I trumbetuar si një aksion patriotik, por që cdo gjë ishte me skenarë të ish shefit të shërbimit sekret, Sasha Mihajllovski dhe ministres së Brendshme Gordana Jankullovska. Që nga sulmi mbi një karahullë kufitare, ku shërbimi sekret maqedon një javë më herët dërgoi armë të lehta, kryesisht kallashnikovë e deri të zhvendosja e grupit në një lagje të Kumanovës.
Më pas sulmi total mbi grupin e armatosur keqaz, dhe mospranimi në asnjë mënyrë i mundësisë për negocim nga e Policisë Maqedone.Skenari u zbulua nga shërbimi sekret amerikan qysh të nesërmen, ndërsa ministrja e brendshme maqedone, Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret Sasha Mihajllovska, dhanë dorëheqje.. Një skenar afërsisht i njejtë nga shërbimi maqedon është menduar edhe me rastin e ndeshjes Shqipëri – Izrael. Përvec sulmit me bomba, do të sulmoheshin edhe lojtarët e izraelit ndërsa në krye të sulmit u vendos Lavdrim Muhaxhiri. Të implikuarit tjerë, xhihadistë nga Kosova, Shqipëria që u arrestuan nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë, janë kryesisht nga zonat kufitare me Maqedoninë.
” Xhihadisë nga Kaçaniku, Dibra dhe më pak nga zonat tjera të Shqipërisë dhe Kosovës, të rekrutuar më herët nga shërbimi maqedon, janë thirur apo janë vënë në veprim, për të diskredituar të gjithë shqiptarët para opinionit ndërkombëtarë. Por fatmirësisht u zbuluan. “Ishte një rast shumë i rrezikshëm”, tha për Ndryshe.net, një zyrtarë i zbulimit të Kosovës.
Të shtunën e kaluar autoritetet në Shqipëri dhe ato në Kosovë arrestuan katër, respektivisht nëntë të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS. Katër të arrestuarit në Shqipëri, sipas burimeve brenda policisë të mediave në Tiranë, po planifikonin të kryenin sulm terrorist në ndeshjen futbollistike Shqipëri – Izrael, që do të zhvillohej në Shkodër.

Të dyshuarit, dy nga ta të lindur në Shkodër e dy në Dibër, vepronin brenda një rrjeti rajonal ku përfshihej Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Të martën se sipas hetimeve, bëhet e ditur se të dyshuarit mbanin komunikim të vazhdueshëm me pjesëtarë të ISIS-it në Siri dhe planifikonin sulme në ndeshjen në mes Shqipërisë dhe Izraelit në Shkodër, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror të futbollit “Rusia 2018”.
Kjo bëri që Federata Shqiptare e Futbollit ta zhvendosë ndeshjen e së shtunës kundër Izraelit nga Shkodra në Elbasan.

Lidhur me këtë, agjencia e lajmeve AFP është interesuar nëse edhe grupi i nëntë të arrestuarve në Kosovë, dyshohet se ishte pjesë e përgatitjeve të ndonjë sulmi në ndeshjen futbollistike Shqipëri – Izrael.

Prokuroria e Republikës së Kosovës i ka thënë AFP-së se grupi po planifikonte “sulme në ndërtesa dhe institucione vitale të Kosovës”, por deri tani nuk kanë informacione se ata po planifikonin edhe ndonjë sulm në Shqipëri. Gjatë operacionit të së shtunës, nëntë persona ishin arrestuar në territorin e Kosovës si pjesë e aksionit që vuri në pranga të katër të dyshuarit në Shqipëri. Sipas autoriteteve, nga viti 2012 deri më 2014, rreth 120 shqiptarë iu bashkuan ISIS-it dhe 15 prej tyre humbën jetën në Siri ose Irak.
Source:/ndryshe.net


Leave a Reply